“Shqipëria merr edhe 230 mijë doza vaksinimi ndaj gripit”

0
5
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se sot kanë mbërritur në Shqipëri 230 mijë vaksina ndaj gripit, pjesa e fundit e paketës prej 368 mijë dozash të siguruar këtë vit nga qeveris shqiptare për vaksinimin e grupeve të riskut.

“Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash”, tha Manastirliu.

Sipas ministrisë, këtë vit qeveria shqiptare ka siguruar 4-fish më shumë doza të vaksinës.

Kategoritë e riskut të cilat e përfitojnë vaksinën e Gripit  falas janë: Punonjësit e Shëndetësisë; mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët, fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç, gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave.

Vaksinimi shërben si një masë parandaluese që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë meqenëse qarkullojnë paralelisht me COVID19.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu