Shqipe Bajçinca apo sportistja e trefishtë e Gjeneratës së Republikës, kurrë nuk u tremb nga pushtuesi serb

0
Gjigandi

Në kohën e okupimit, në kohërat më të rënda, kemi pasur sportiste që kanë zhvilluar aktivitete në tri sporte.
Shqipe Bajçinca, i takon Gjeneratës së Republikës.

Ajo ka qenë sportiste e trefishtë: hendbolliste, karateiste e atlete!

Pak sportistë e sportiste kemi pasur e kemi në Kosovë, që merren me aq shumë sporte. Shqipja me mijëra sportiste shqiptare kontribuan në mbajtjen gjallë të sportit, duke iu kundërvu agresorit serb. 

Ish sportistja e trefishtë, në asnjë rast nuk u ndal, e as nuk u luhat as nga kërcënimet që i vinin nga regjimi serb por vazhdoi misionin e saj me shumë shoqe në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës. 

RonaTyra

Shqipja edhe sot është krenare për gjithë at kontribut që dha për sportin në kohën e okupimit (1991-1999), ndërsa sot është vëzhguese ndërkombëtare e hendbollit, profesoreshë e dikur edhe Komesare e Garave e FHK-së. Me një fjalë, femra që kurrë nuk u ndal dhe as që u tremb nga pushtuesi serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu