Shpërthimi në fabrikën e gazit sulfuror në Elbasan, arrestohet administratori i firmës ku u plagosën tre punëtorë

0
Gjigandi

Është vënë në prangat e policisë administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

I arrestuari është Y. P., 54-vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu