Shpërthim në biznesin e policit në Shkodër

0
Shpërthim në biznesin e policit në Shkodër
Gjigandi

Një lëndë plasëse e dyshuar tritol ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në qytetin e Shkodrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale në lokalin e 46-vjeçarit N.R. si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje,” thuhej në njoftimin e policisë. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu