“Shpërthen” presidenti i Feronikelit: Kastrati është kriminel i futbollit, ai e shiti gjysmëfinalen!

0
Gjigandi

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka “shpërthyer” pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Kosovës.

Feronikeli është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas barazimit 1:1 me Ballkanin.

Presidenti i klubit të Feronikelit, Ramaj ka reaguar fuqishëm pas eliminimit, duke thënë se të gjithë këtë “krim” e ka bërë gjyqtari Visar Kastrati.

Sipas tij, gjyqtari kryesor i takimit, Visar Kastrati ka qenë heroi i Ballkanit – ndërsa ka bërë thirrje që ky takim të hetohet.

Ja statusi i tij (pa ndërhyrje):

RonaTyra

“Heroi i Ballkanit sod ishte referi kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, faktikisht ky ishte edhe turpi i futbollit kosovar , njeriu qe e shiti gjysëm finalen e Feronikelit. Kjo që sotë ndodhi ne futbollin kosovar i jep mesazh te qartë qdo skuadre se kotë investoni se janë referët ata qe vendosin se kush do fitojë ndeshjen. Kjo na bënë të qartë se drejtësi ne sportin kosovar nuk ka. Bëjë thirrje organeve kompetente te hetuesis qe ta hetojnë këtë krimë te futbollit kosovar, nuk jem klubi i vetëm që po kërkojmë hetime shumica prej klubeve i kanë të njëjtat dyshime, ndersa hetuesia jonë heshtë po gjithashtu edhe federata e futbollit. Ky është referii shitur, ky është edhe kriminel i futbollit të Kosovës”, shkroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu