Shpat Kasapi: Nuk pendohem për të shkuarën, por shikoj kah e ardhmja

0
Gjigandi

Këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë i ftuar këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Gjatë intervistës, ai ka rrëfyer projektet e reja që priten të vijnë por dhe më të rejat nga jeta e tij sentimentale. Këngëtari ka treguar se tani është beqar dhe është në pritje për një marrëdhënie më të mirë.

“Fati vjen atëherë kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze, unë jam, kupton, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër”, ka treguar Shpati.

Më tej, ai është ngacmuar nga intervistuesja për sa i përket të kaluarës, ndërsa këngëtari ka treguar se nuk është penduar për të, por thjesht dëshiron të shohë nga e ardhmja.

“Nuk jam penduar për gjërat që më kanë ndodhur, të bukurat mbeten në kujtime. Dashuritë e të shkuarës nuk i mendoj shpesh, sepse shoh nga e ardhmja apo momentalet, madje nuk jam tip që mbaj marrëdhënie shoqërore”, ka deklaruar ai.

E pas kësaj bisede, Shpat Kasapi ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba në të ardhmen: “Në lidhjen që do të krijoj normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe është një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu