Shkon për të vrarë shokun me thikë tek shtëpia e tij, shqiptari e pëson vetë si mos më keq

[ad_1]

Dy të rinj shqiptarë janë konfliktuar mes tyre në Greqi dhe si pasojë e sherrit me thika njëri prej tyre, ai më i riu në moshë, ka ndërruar jetë. Mediat greke shkruajnë se ka qenë 22-vjeçari shqiptar ai që ka shkuar dhe ka thirrur jashtë banesës 26-vjeçarin bashkëkombës, me të cilin kanë debatuar ashpër dhe pasi e ka qëlluar me grusht, është larguar me shpejtësi.

Djali më i madh në moshë i ka kërkuar ndihmë një mikut të tij 30-vjeçar me origjinë greke dhe në atë moment i riu 22-vjeçar është kthyer sërish me një thikë në dorë duke i qëlluar dy djemtë e tjerë. Pasi kanë arritur ta neutralizojnë dhe pasi kanë debatuar sërish ashpër, 26-vjeçari dhe 30-vjeçari kanë vrarë të riun tjetër shqiptar me të njëjtën thikë që ai kishte në dorë.

Si shqiptari 26-vjeçar, edhe greku janë arrestuar nga policia greke. Ende nuk është sqaruar shkaku i konfliktit mes dy bashkëmoshatarëve.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *