Shkon mbi 15 milion numri i të infektuarve me Covid-19

0
Gjigandi

Numri i të infektuarve në mbarë botën me Covid-19 ka shkuar në mbi 15 milionë. Të dhënat sipas universitetit John Hopkins tregojnë se numri total i të infektuarve është 15 milionë 230 mijë 561.

Është rritur edhe numri i të vdekurve ku në total raportohen 623 mijë e 461 të vdekur nga Covid-19, ndërsa 8 milion e 644 mijë e 885 janë shëruar.
Pas SHBA-së vjen Brazili me mbi 2.2 milionë të infektuar dhe India me mbi 1.2 milionë të infektuar. Për numrin e viktimave, pas SHBA renditen Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar. Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai kundër koronavirusit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.
Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës, por ka paralajmëruar se përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu