Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë viktima dhe dëme të pallogaritshme në Japoni

0
Gjigandi

Vazhdon moti i keq me shira të rrëmbyeshëm që prej ditësh kanë rrënuar rajonin e Kyushu, në jugperëndim të arkipelagut japonez, duke u shtrirë edhe më tej në veri.

Numri aktual i viktimave që nga fillimi i reshjeve të mëdha, një javë më parë, është 72, ndërkohë që rezultojnë edhe shumë të zhdukur, raporton ATSh.
Në prefekturën e Shimanes, në shpatin verior të Chugoku, autoritetet kanë këshilluar të paktën 10 000 njerëz të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës.
Ministria japoneze e Bujqësisë vlerëson dëmet mbi 150 milionë euro në territorin e 35 prefekturave të ndryshme të vendit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu