“Shifrat që kemi janë të pritshme”/ Mjeku infektolog: Gabimi që rriti rastet e reja me Covid 19 në vendin tonë

0
Gjigandi

Mjeku infektolog Arben Pilaca në një intervistë për “Byro Politike”, në Abc News mbrëmjen e kësaj të mërkure është shprehur se rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus ishte e pritshëm.

Pilaca në fjalën e tij ndër të tjera ka theksuar pandemia e koronavirusit është e pamundur që të zhduket kaq shpejt.

“Shifrat që ne kemi tashmë në vendin tonë ishin të pritshme pasi disa shtete të ndryshme në botë patën një shpërthim dramatik të situatës dhe vala e parë i dha dhe goditjet. Arsyet mund të jenë të ndryshme, ne në fillim e kishim në kontroll situatën pasi ishte karantina. Unë mendoj se tashmë pandemia po prezantohet. Pandemia ka fillim dhe mbarim në momentin që 60-70 % e popullsisë do të infektohet. Shoqëria jonë është hapur në mynyrë të pakontrolluar dhe që bëri një rritje të tillë. Ne jemi specialistë të sëmundjeve infektive, por nuk mund të dimë gjithçka, por kur popullsisë i prezantohet një pandemi e tillë do të përsëritet një deri në dy stinë ndryshe nuk mbyllet. Valët janë më të kontrolluara, popullsia është më koshiente, por doja të thoja”, është shprehur mjeku Pilaca.

Mjeku ndër të tjera ka theksuar se analizën e PCR-së nuk është e thjeshtë të bëhet në çdo lloj, por sipas tij patjetër ka shumë laboratorë që mund ta bëjnë një analizë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu