Shfrytëzonte për prostitucion edhe motrat e saj, arrestohet tutorja 32-vjeçare

Tre persona janë arrestuar në Fucecchio të Italisë për shfrytëzim prostitucioni, aktivitet që kryhej pranë pyllit të Cerbaie-s, në kufirin mes provincave Firenze, Lucca e Pisa.

Në pranga është vënë një 69-vjeçar italian, Augusto D'Agostino, gruaja e tij shqiptare 32-vjeçe, Resmije Haxhiaj, të dy me banim në Pistoia dhe një 41-vjeçar shqiptar, Shpëtim Doka, raportojnë mediat lokale.

Ndaj të treve janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër-arrestet e dhëna nga gjykata e Pistoia-s. Hetimet vijonin që prej një viti.

Ndjekjet dhe vëzhgimet e efektive kanë bërë të mundur identifikimin e një makine tip “Mercedes” që çdo ditë shoqëronte prostitutat në rrugë. Shoferin e bënnë 69-vjeçari italian.

Sipas hetimeve, çifti i arrestuar ka menaxhuar rrjetin e prostitucion, ku ishte e përfshirë edhe motra e shqiptares Resmije Haxhiaj, e cila punonte si prostitutë.

Resmije Haxhiaj ishte “arkëtarja” e grupit. Ajo, pa dijeninë e të shoqit italian, i ka dërguar para edhe shqiptarit tjetër të arrestuar, Shpëtim Dokës, pa një vendbanim fiks. Ky i fundit, jetonte vetëm me të ardhurat e prostitucionit. Me paratë që i ka dërguar Resmija, Shpëtim Doka blu një makinë tip “Mercedes Ml”, me vlerë 40.000 euro, që është dërguar në Shqipëri.

Shpëtim Doka mbante kontakte me tutorë të tjerë, të cilëve u kërkonte ose sugjeronte femra nga Shqipëria, apo vende të tjera për ti futur në rrugën e prostitucionit.

Muajt e shkuar, 32-vjeçarja Resmije mundësoi udhëtimin në Itali edhe të një tjetër motre të sajën, rreth 18-vjeçe, e cila nisi prostitucionin.

Shpëtim Doka dhe Augusto D'Agostino janë nën masën e arrestit me burg në burgun e Pistoia-s, ndërsa Resmije Haxhiaj është në arrest shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet Basha dhe procedohet penalisht 53-vjeçari

Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *