Shumë njerëz me ndryshimin e sezonit dhe të klimës menjëherë përballen me shqetësimet e para. Dhimbja e kokës, marramendja apo migrena mund të jenë disa nga këto simptoma që më shpesh shfaqen kur moti ndryshon.
Krahas këtyre simptomave mund të përmendim edhe lodhjen, përqendrimi i dobët, rritja e dëshirës për të fjetur gjumë, ndryshimi i humorit, probleme me pagjumësinë. Por, gjithmonë ka zgjidhje për çdo problem që ekziston.
Hormoni i lumturisë ulet gjithmonë gjatë stinës së dimrit. Shumë studime thonë se pikërisht ‘terapia e dritës’ ndihmon kundër depresionit stinor. E keni dëgjuar ndonjëherë se i ftohti i bën mirë shëndetit tonë?
Shëtitja gjatë ditëve të ftohta sjell një sërë përfitimesh për shëndetin tonë. Në vjeshtë dhe dimër ajri ka kualitet më të mirë se sa në pranverë dhe verë. Përveç pastërtisë, ajri në këtë pjesë të vitit është ideal për qëndrim në natyrë, shëtitje të gjata dhe të marrim thellë frymë.
Përfitimet që keni nga një shëtitje e thjeshtë jashtë në këto ditë të ftohta janë më shumë energji, gjumë më i mirë, djegie e kalorive, truri punon më mirë, frymëmarrje më e mirë, më pak infeksione si dhe diheni më mirë.
Siç e dimë, qëndrimi ulur për gjatë gjithë kohës nuk ndikon aspak mirë në shëndetin tonë dhe masazhet e rregullta të shpinës dhe qafës mund të nxisin qarkullimin e gjakut në tru dhe gjithashtu do të ndiheni mjaft të relaksuar. Mos harroni që të kaloni sa më shumë kohë jashtë, sidomos në natyrë.