Sherri për një femër/ Ky është i riu që u ekzekutua në Tiranë

Një sherr për femrat duket se ishte shkaku që i mori jetën 34-vjeçarit në Kamëz.
Viktima dhe autori kanë qenë të ulur në një lokal, që kohë më parë ishte mbyllur për shfrytëzim prostitucioni.
Burimet thonë se sherri ka nisur teksa të dy kanë qenë nën efelktin e alkoolit, por ende nuk ka një version zyrtar nga ana e policisë, e cila ka theksuar se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policet duke kerkuar thiken, prane vendit te ngjarjes
Autori, tashmë i identifikuar është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që nuk është gjetur as arma e krimit, thika, nga e cila mbeti i vdekur 34-vjeçari, Olsi Kaptina.

Ka ndërruar jetë në spital shtetasi 34-vjeçar, që mbeti i plagosur me thikë gjatë natës pas një sherri në Kamëz.

Policia njofton se rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi”, Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta është palgosur me thikë në bark shtetasin O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U, por në orët e para të mëngjezit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tij./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *