Sherri i ri për Kushtetuesen/ Presidenti emëroi Xhaferllarin, Arta Vorpsi betohet para noterit

0
Gjigandi

Pas shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese nga procesi vetingut, procesi zëvendësimit të anëtarëve futen në një tjetër ngërç, të paprecedentë e të rrezikshëm kushtetues.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Presidenti Ilir Meta dekretoi Masrsida Xhaferllarin në një kohë kur kandidatja tjetër në listë Arta Vorpsi shkoi në kushtetuese automatikisht, pasi presidenti nuk e ushtrojë të drejtën kushtetuese brenda afatit 30 ditor, për të përzgjedhur kandidatin e dytë.
Për zgjedhjen e zonjës Xhaferllari presidenca publikoi një argumentim të thelluar e të komplikuar tekniko juridik.
Thelbi argumentave të listuara është pamundësia e presidentit në zgjedhjen e anëtares së dytë pasi sipas presidencës nëse kreu shtetit do ta bënte këtë do shkelte kushtetutën nga mosrespektimi radhës.
Në të tilla kushte thotë presidenca i hiqej kuvendit e drejta për të zgjedhur pasi lista e KED do të reduktohej nga 3 në 2 kandidatë.
Zgjedhjen e zonjës Marsida Xhaferllari presidenca e argumenton me faktin se ajo kishte CV më të mirë. Zonja Xhaferllari ende nuk ka p1%rfunduar procesin e vettingut, ajo do përballet me 21 janar me komisionin e posacëm te apelimit. Presidenti iu rikthye deklaratave të forta akuzuese ndaj maxhorancës një ditë më parë.
Toni akuzues i presidentit dhe përplasja më e re me maxhorancën e Edi Ramës nuk e stepën Arta Vorpsin të merrte detyrën. Nuk ka humbur kohë të presë ftesën për tu betuar përpara presidentit. E ka bërë këtë përpara një notereje, duke u betuar se gjatë kryerjes së detyrave do ti qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pasi një kopje të betimit në noterizuar ia ka dërguar presidentit Ilir Meta me postë, Arta Vorpsi ngjiti shkallët e kushtetueses për të të nisur ditën e saj të punës. Maxhoranca qeverisëse pas akuzave të artikuluara nga ministria Elisa Spiropali se presidenti iu kundërvu në mënyrë brutale reformës në drejtësi hedh hapin e radhës. Me urgjencë është thirrur një seancë e jashtëzakonshme këtë të premte, nga ku me gjasë pritet të diskutohet një rezolutë për atë që socialistët e konsiderojnë si vijim të shkeljeve kushtetuese nga presidenti i zgjedhur po nga ata Ilir Meta.
Muhamed Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu