Sherr për pronën/ Plagosi me armë zjarri bashkëfshatarin dhe u largua, kapet 56-vjeçari në Kukës

0
Sherr për pronën/ Plagosi me armë zjarri bashkëfshatarin dhe u largua, kapet 56-vjeçari në Kukës
Gjigandi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Një 56-vjeçar me iniciale Emerli Murtati pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka  plagosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Festim Axhami, 46 vjeç. Pas ngjarjes, autori u largua me automjetin e tij, por pas disa minutash ndjekjeje, përfundoi në prangat e policisë.

Mësohet se i plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu