Sherr me disa persona në lokal, plagoset me armë 39-vjeçari

0
Sherr me disa persona në lokal, plagoset me armë 39-vjeçari
Gjigandi

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pas një konflikti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal të kryeqytetit.

Policia njofton se Shpëtim Metolli ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Metolli është përfshirë në konflikt me disa persona të të tjerë brenda një lokali në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Në rrethana të paqarta ai ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

12 persona janë marrë në pyetje për incidentin, sipas policisë, ndërkohë që nuk është identifikuar autori

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu