Shenja jete në Mars, ja pamjet e publikuara nga NASA

3

Në Mars ka molekula organike dhe metan në atmosferë në faza të ndryshme: asnjëherë si tani, planeti i kuq duket se i ka të gjitha mundësitë për të pritur “jetë” dhe ndoshta ta “rigjallëruar”.

Të dhënat, të dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity’ i Nasa-s, janë publikuar në revistën amerikane “Science” dhe nuk janë akoma një provë që ka jetë, por japin një probalitet të madh që tre miliard e gjysmë më parë, në Mars, kanë ekzistuar mundësitë për një gjë të tillë.

“Po përjetojmë momente entuziazmuese, – ka thënë Chris Webster, i “Jet Populsion” i Nasa-s, në lidhje direkte. – E shohim me shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të mundshme. Duhet akoma kohë para se të kuptojmë nëse origjina e metanit është biologjike”.

You might also like
Comments