Shenja FR e SEAT-it tash edhe në modelin Ateca

Ateca FR premierën e vet të prezantimit do ta ketë në panairin e automobilave në Barcelonë, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

“Shenja FR e bën SUV-in tonë të parë edhe më argëtues, pasi lëvizjen dhe përgatitjen e automobilit e kemi ngritur në nivelin më të lartë”, tha nënkryetari i zyrës së SEAT-it për hulumtime dhe zhvillime, Matthias Rabe. Ateca FR lëviz me motor benzinë me katër cilindra, 2.0 litra dhe me asistencë të mbushësit turbo, i cili posedon 193 kuaj fuqi.

Vetura do të ketë ndërrues me gjashtë shpejtësi, ndërsa në opsion është edhe ndërruesi automatik i shpejtësisë.

Paketa FR ofrohet në kombinim me motorin turbo-dizel 2.0 litra (190 kuaj fuqi dhe 400 Nm). Çmimet ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa Ateca FR në sallonet e shitjes do të arrijë në fillim të verës.

Kontrolloni gjithashtu

Detaje shtesë për Jeep Wragler të ri

Jeep ka bërë të ditur që do ta kthejë në prodhim xhipin Wrangler, me shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *