SHBA, Gjykata e Lartë vendos se Oklahoma lindore është tokë tribale aborigjene

0
Gjigandi

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka mbrojtur dje pretendimin e banorëve aborigjenë Muscogee, duke vendosur se shumica e Lindjes së Oklahoma është territor i popullatës së tyre.

Zona në fjalë është shtëpia e 1.8 milionë njerëzve. Zhvillimi i rëndësishëm erdhi pas anullimit të dënimit të një anëtari të fiseve aborigjene për përdhunim, pasi teknikisht kishte ndodhur jashtë jurisdiksionit të ligjin amerikan.
Gjykatësit vendosën në favor të të akuzuarit Jimcy McGirt, duke pranuar se vendi i përdhunimit duhet të ishte njohur si pjesë e rezervatit, sipas pretendimeve historike të popullatës Muscogee, dhe si i tillë jashtë jurisdiksionit të autoriteteve shtetërore.
McGirt është dënuar nga një gjykatë në Oklahoma për përdhunimin e një fëmije në 1996. Ai e ka pranuar fajin por argumenton se gjykata nuk ka jurisdiksion për ta dënuar pasi krimi ndodhi në tokën tribale Muscogee.
Ligji federal amerikan thotë se kur një krim kryhet në tokë aborigjene ai duhet të dëgjohet dhe në gjykatën federale, por Oklahoma argumenton se shumica e territorit Muscogee është shpërbërë kur Oklahoma u shpall shtet në 1907.
Oklahoma dhe administrata e presidentit Donald Trump argumentojnë se nuk ka pasur kurrë rezervat, por gjykata e lartë mbrojti McGirt duke thënë se zona ku banojnë rreth 1.8 milionë njerëz, përfshi dhe qytetin e Tulsa me 400,000 banorë, është rezervat i amerikanëve aborigjenë.
Kështu që anëtarët e fiseve që jetojnë në këto kufij përjashtohen nga detyrimet shtetërore si taksat shtetërore, dhe gjithashtu mund të rregullojnë vetë shitjet e alkoolit apo bixhozin.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu