Sharje dhe grushte pas ndeshjes në derbin shqiptar

0
Gjigandi

Ashtu siç është pritur derbi shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës përveç luftës sportive në fushë, ka sjell edhe shumë telashe dhe sherr mes lojtarëve, madje edhe pas ndeshjes.

“Panorama Sport”, ka shkruar se sherr në fund të ndeshjes kishte pikërisht në dhomat e zhveshjeve, ku Bruno Telushi dhe Elton Kale kapen me njëri-tjetrin.

Ka pasur edhe një grusht, por vetëm për pak çaste.

Skuadrat përplasen masivisht në tunel, por në fund ishin forcat e sigurisë dhe stafet që ndanë lojtarët nga një grusht masiv. Në fakt, lojtarët u sulën me vrap, ndërsa i vetmi që qëndroi pasiv ishte Uilliam Kordeiro. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu