Shala: Pse doli videoja për Munishin në kohën kur flitej për Besën e Trepçën

Ish-futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës, Avni Shala, nuk ka mundur të qëndrojë anash dhe mos të reagojë duke e njohur personalitetin e Ismet Munishit apo në fakt pastërtinë e tij qoftë si ish futbollist qoftë si trajner. “Sa i përket skandalit të asaj video ku shihet Ismet Munishi, Bajram Gashi etj. që për mua është një manipulim i ndonjë personi të pandërgjegjshëm dhe një kurdisje e disa matrapazëve të futbollit.

Pyetja ime është: Pse pra është duhur kaq shumë kohë të shfaqet kjo video dhe pse në kohen kur po përflitet loja Besa-Trepça del në pah kjo video. A nënkupton që me këtë video të manipulohet opinioni dhe me anë të kësaj të fshihen celula më të mëdha që me vite kanë qenë kancer i këtyre dukurive që deri sot e kanë shkatërruar shumë herë futbollin, kanë larguar shumë trajner, kanë dëmtuar shumë lojtarë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kontrolloni gjithashtu

De Biasi e rikthehen në Kombëtare këtë futbollist

Shtatë muaj larg Kombëtares së Shqipërisë. Për herë të fundit i grumbulluar në sfidën me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *