Shakira thuhet se u përpoq dy herë të rikthente romancën me Piquen

0
Shakira thuhet se u përpoq dy herë të rikthente romancën me Piquen
Gjigandi

Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques ka qenë krye-temë gjatë këtyre ditëve, me shumë thashetheme që janë publikuar që pas njoftimit zyrtar të së shtunës.

Ata ishin bashkë që nga viti 2010 dhe nuk u martuan kurrë, por tani janë ndarë pas 12 vitesh së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, kështu nisi deklarata e dyshes.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images/ Arkiv)

RonaTyra

“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptim”.

Sipas

20minutos

, megjithatë, vendimi përfundimtar për t’u ndarë dhe për të bërë deklaratën u mor pasi Shakira u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien.

Ata raportojnë se, edhe pse lidhja filloi të zbehej, artistja ishte aq e dashuruar sa u përpoq të rikthehej me Piquen të paktën një herë dhe ndoshta dy herë.

Pavarësisht vuajtjeve të pasqyruara në këngën e saj të fundit “Te Felicito”, kolumbianja kishte shpresë për të qenë në gjendje të shëronte plagët.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Por, kjo nuk ka qenë e mundur dhe

20minutos

shtojnë se ata ishin duke u ndarë prej disa kohësh, pavarësisht se deklarata zyrtare doli vetëm javën e kaluar.

Kjo përputhet me lajmet e tjera, të cilat kanë pohuar se Pique jetonte vetëm në një apartament.

Edhe para deklaratës zyrtare, kishte zëra dhe raportime për çiftin dhe

El Periodico

pretendonte se Pique e tradhtoi atë.

Shakira dhe Pique (Foto: Facebook)

Thuhej se futbollisti ishte parë me një vajzë bionde 22-vjeçare dhe se ajo ishte shoqe e të dashurës së Riqui Puig.

“Pique kishte dashur të ndahej për një kohë, por jo Shakira”, deklaroi gazetarja Lorena Vazquez në ‘Ya es Mediodia’.

“Nuk mund të them saktësisht se çfarë marrëdhënie ka Pique me këtë vajzë, por e di se kjo e bëri Shakiran të ndihej keq”.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Ish-çifti kujtojmë se kanë dy fëmijë bashkë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu