Shahini: Në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve me minorene

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se ndjehet zemërthyer për secilin rast që nuk kanë arritur ta parandalojmë të ngacmimit apo abuzimit seksual me minorene.

Duke folur për masat e marra, ajo ka nënvizuar se për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme, si shkarkim apo pezullim nga puna, vazhdim i thelluar i hetimeve, si dhe mbështetja me shërbime psikosociale.

Shahini po ashtu theksoi se në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve. Kur rastet denoncohen, personat përgjegjës ndëshkohen menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu