Sezoni 2019/20 ka qenë tepër zhgënjyes për Pogban

0
Gjigandi

Paul Pogba dëshiron t’i bashkohet Real Madridit, sipas Willy Sagnol, ish-futbollistit francez të Bayern Munich, i cili thotë se gjithçka është përgatitur që ylli i Manchester Unitedit të kalojë në Santiago Bernabeu.

Sezoni 2019/20 ka qenë tepër zhgënjyes për Pogban, për shkak të një lëndimi të vazhdueshëm në nyje, i cili ia ka kufizuar kontributin në kauzën e Unitedit në fushë.

Fituesi i Kupës së Botës është paraqitur vetëm tetë herë gjatë gjithë sezonit dhe është raportuar se Pogba do të largohet sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Ai madje e pranoi verën e kaluar se është i etur ta ndërmarrë një sfidë të re larg Manchesterit, në një kohë kur përflitej se Real Madridi është i interesuar për të.

Ende vazhdon të përflitet se Madridi do të jetë klubi i ri i francezit dhe Sangol thotë se të gjitha kushtet janë pjekur për kalimin e bashkatdhetarit të tij në kryeqytetin spanjoll.

RonaTyra

“Të gjitha kushtet janë që Pogba të shkojë në Real Madrid. Florentino Perez e do atë, Zidane e do atë edhe vetë Pogba do që kjo të ndodhë”, tha Sagnol për RMC Sport.

“Mendoj se Manchester Unitedi do të jetë i lumtur sepse nuk do t’i duhet ta paguajë më pagën e tij shumë të lartë dhe do të fitonte para për të investuar në lojtarë të rinj. Çdo gjë është e përgatitur që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu