Sezon ëndrrash për Sergio Ramos, thyen rekord pas rekordi

0
Gjigandi

Është mbrojtës, por Sergio Ramos po kryen edhe detyrat e një sulmuesi.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, edhe pse mbrojtës, është golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madridit këtë edicion, pas Karim Benzemas.

Për 34 vjecarin ka qenë një sezon ëndrrash, pasi po i shijon statistikat më të mira në karrierë, derisa ka thyer edhe rekorde.

Ai është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, derisa në po shijon edicionin më të mirë në karrierë me 9 gola në La Liga, më së shumti kishte shënuar në një sezon në vitin 2017, 7 gola.

Në total, për gola të shënuar në të gjitha garat, ai barazoi rekordin personal 11 total, aq sa vitin e kaluar dhe i duhet edhe një për të arritur një tjetër objektiv.

RonaTyra

Me golin kundër Getafess, edhe pse është mbrojtës, besoni apo jo ai shkoi në kuotën e 95 finalizimeve me fanellën e Real Madridi.

Ai gjithashtu është bërë lojtari i katërti me më së shumti paraqitje në histori të Realit, me 646, për ta kaluar Santillana (645) dhe tani ka para (741), Casillas (725) dhe Sanchís (710).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu