Setien: Derbi mbetet derbi, nuk ka favorit!

0
Gjigandi

Barcelonën e pret derbi kundër Espanyol, sfidë që të paktën në letër sheh favorit katalanasit, pasi kundërshtari ndodhet në ditët e saj më të vështira duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim. Pikërisht për këtë përballje në konfercën e zakonshme për shtyp, tekniku i blaugranave Quique Setién u shpreh se në një ndeshje derbi i klasifikimit nuk të ndihmon aspak.
“Një ndeshje derbi mbetet një ndeshje derbi.

Klasifikimi nuk do të thotë asgjë. Gjithçka zerohet dhe fokusi duhet të jetë maksimal. Rëndësia e këtyre sfidave është e madhe për çdo futbollist. Do të jetë një sfidë plot emocione. E përsëris klasifikimi nuk na jep të drejtën ta shohin veten si favorit.

Me pas Setien foli për të ardhmen e tij në krye të stolit të Barcelonës si dhe për sistemin VAR.

“Rezultatet janë një gjë dhe pritshmëritë një gjë tjetër. Personalisht punën time nuk e fokusoj në projekte afatshkurtra, por në ato afatgjata. Kështu që të presim e të shohim. Përsa i përket VAR-it, nuk më duket e gabuar kur dikush shpreh një opinion. E vërteta është se ka sfida për të cilat teknologjia nuk jep vendime të drejta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu