Seria A pritet të rinisë, por lind problemi tjetër! Fajin e ka faktori klimaterik

0
Gjigandi

Sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme për fatet e Serie A dhe futbollit italian, duke qenë se kryeministri Conte do të vendosë për rinisjen ose jo (datat janë dy, 13 dhe 20 qershor).

Sakaq, një tjetër pengesë ka lindur me futbollistët, që sipas kërkesës së AIC (Sindikatës së Futbollistëve) nuk duan të zbresin në fushë përpara orës 18:00, kjo duke parë kushtet klimaterike dhe sidomos temperaturat e larta.

Një problem jo i vogël duke parë se Liga Italiane ka vendosur tre orare të reja për të zhvilluar ndeshjet brenda një dite: pra 17:00, 19:15 dhe 21:20. Këto janë edhe të lidhura me impenjimet dhe kontratat që kanë me broadcaster por tematika e orarit, lidhur me faktorin klimaterik, u diskutua edhe nga FIFPro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu