Senad Alirifa: Jemi pro rifillimit të sezonit në Ligën e Parë

0
Gjigandi

Njeriu që po tenton të shkruajë histori me Malishevën, duke e inkuadruar në dy nivele më të larta brenda dy viteve, ka komentuar zërat e fundit lidhur me atë sesi do të rrjedhin gjërat në divisionin e dytë të garave në futbollin tonë.

Në një prononcim, Alirifa tha se do të ishte joreale që duke u bazuar në tabelën aktuale ku zakonisht në Ligën e Parë, gjërat gjithmonë shkojnë ngushtë deri në xhirot e fundit të kampionatit, të mbyllet kështu.

“Ne jemi pro rifillimit, gjithmonë me shëndetin e lojtarë si pikë e patjetërsueshme e gjithë kësaj situate. Momentalisht, duke parë skenën tabelare, nuk do të ishte e drejtë për ekipet që gjenden sidomos në pjesën e poshtme. Kjo është edhe arsyeja pse ne mendojmë se stinori duhet të mbyllet në fushën e lojës”, tha fillimisht Alirifa.

Ndërkaq, lidhur me situatën financiare dhe mundësitë për humbje nga mbyllja e sezonit, tha se lojtarët janë ata që do ta pësojnë më së shumti.

“Me mbylljen e kampionatit në tavolinë, futbollistët do të pësonin më së shumti. Nuk është e lehtë për ta. Në vendet evropiane, me pagat e larta, lojtarët arrijnë shumë shpejt që t’i kompensojnë këto humbje, por jo edhe tek ne. Kemi djelmosha që jetojnë me këto paga”, përfundoi njeriu që e solli Malishevën në Ligën e Parë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu