Selfie me maska/ Tajvan, suksesi ndaj pandemisë

0
Gjigandi

Në një studio të errët, Jane Chen, tërheq maskën nga fytyra e saj, merr frymë thellë dhe shtyp butonin e aparatit për një projekt arti që dokumenton se si Tajvani ka përballuar krizën e koronavirusit.

“Dua ti them të gjithëve të shijojnë çdo frymëmarrje”, thotë 23 vjecarja studente pas seancës së fotografimit.
Tajvani ishte një nga të parat vende që u prek nga pandemia kur virusi doli nga Kina në fillim të këtij viti. Ishulli është konsideruar një shembull se si mund të ndalet virusi në fillimet e tij me vetëm shtatë viktima dhe rreth 450 raste.
Por, ndërsa ai ka evituar izolimet e para në vende të ndryshme, jeta e përditshme është transformuar, vecanërisht përmes mbajtjes thuajse universale të maskave mbrojtëse.
E kjo është diçka që fotografja britanike, Naomi Goddard, donte ta eksploronte. Ndaj ajo ftoi miq dhe të huaj të bëjnë autoportrete të tyre me maska, shoqëruar nga një shënim me shkrim dore që dokumenton eksperiencat e tyre. Virusi do të jetë sigurisht një pjesë e rëndësishme e historisë sonë ndaj unë mendova ta dokumentoj gjithë këtë në këtë mënyrë – thotë Goddard. Ajo ka bërë edhe foton e saj për projektin, e zhveshur, mbi një shkallë, me një maskë gazi mbi fytyrë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu