Së shpejti arrijnë Chromebook AMD?

Disa Chromebook kanë çipa Intel, derisa të tjerët arrijnë me procesorë të bazuar në ARM. Megjithatë, së shpejti mund të shohim edhe një opsion. Gjatë muajve të kaluar është vërejtur se janë në përgatitje Chromebook të AMD-së.

Gjatë dhjetorit, Chrome Unboxed ka vërejtur pllakën lëvizëse të AMD, me emrin e koduar “Jadeite” në kodet Chromium. Gjatë marsit, faqja ka vërejtur edhe një pllakë, me emrin e koduar “Kahlee”. Tash faqja Phoronix ka vërejtur Kahlee në kodin Coreboot, që na jep më shumë detaje lidhur me pajisjen.

Pllaka ka dy slot M.2 dhe procesor AMD Stoney Ridge. Edhe pse Stoney Ridge nuk e tepron me teknologji intrigante, ende është herët të priten çipat AMD Ryzen në Chromebook. Për çdo rast, është interesante të shihet se ka interesim që Chrome OS të punojnë në harduerin AMD.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet specie e re e bretkosës transparente

Shkencëtaret kanë zbuluar një specie të re të bretkosave, tejet transparente, sa që mund t’i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *