‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!

0
Gjigandi

Në momentet tejet të vështira ku ndodhet Turqia dhe Siria, çdo ndihmë për njerëzit që po përballen me këtë tragjedi është e vyer.

Një nga nevojat më të rëndësishme të momentit është komunikimi i pandërprerë i atyre që jetojnë në zonat e prekura dhe të afërmve jashtë vendit, të cilët duan të dinë rreth gjendjes së njerëzve të dashur. Në këto rrethana komunikimi është jetik, ndaj për këtë arsye edhe Vodafone Albania jep kontributin e saj, duke hequr për periudhën 6-13 shkurt tarifat roaming me Turqinë dhe Sirinë, si dhe duke mundësuar telefonata e sms falas për të gjithë klientët që kanë nevojë të qëndrojnë të lidhur me familjen dhe miqtë e tyre në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, Vodafone Group Foundation Humanitarian Fund ka bërë një dhurim të menjëhershëm prej 50,000 eurosh për Turqinë pak orë pas tërmetit vdekjeprurës, ndërkohë që planifikon që së shpejti t’i shtojë kësaj shume edhe 25,000 euro të tjera, të grumbulluara nga kontributet e punonjësve të Vodafone. Edhe pajisjet dhe vullnetarët e Rrjetit Emergjent të Fondacionit Vodafone vihen në dispozicion nëse do të jetë e nevojshme.

Situata në Turqi dhe Siri vazhdon të jetë e rënduar dhe kërkimet për të mbijetuar janë intensifikuar. Në të tilla situata kuptojmë edhe një herë se vetëm së bashku ne mundemi të përballojme sfidat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu