Saul Niguez kometon zërat rreth largimit nga Atletico Madrid

0
Gjigandi

Mesfushori spanjoll, Saul Niguez, ka folur rreth mundësisë së largimit nga kryeqyteti spanjoll.

25 vjeçari i lindur në Elche ka folur për “Radio Marca” ku është shprehur se është i lumtur në Atletico Madrid dhe se nuk dëshiron të largohet.

“Shoh shumë gjëra në Instagram apo në gazeta të ndryshme por nuk kam dëgjuar asgjë nga klubi”.

“Unë kam nënshkruar një kontratë të gjatë të cilën dua ta respektojë. Dua të qëndroj në Atletico Madrid” – u shpreh ai.

Kujtojmë që mesfushori spanjoll është përfolur shumë për një kalim të mundshëm në Premier Ligë, ku për të kanë shfaqur intersim Manchester United dhe Liverpool.

RonaTyra

Saul është paraqitur në 26 ndeshje këtë sezon për ekipin e Diego Simeones, ku ka shënuar tre gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu