Sarri me dy ndryshime në formacion për finalen e Kupës së Italisë

0
Gjigandi

Maurizio Sarri raportohet se po shqyrton dy ndryshime në formacionin e Juventusit për finalen e Coppa Italia kundër Napolit.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral humbën barazimin 0-0 me Milanin të premten dhe nuk ka gjasa të rikuperohen në kohë për finale.

Sipas Tuttomercatoweb, Sarri po planifikon dy ndryshime në formacion.

Pjanic ishte përsëri mjaft zhgënjyes në mesfushë dhe është e mundur që ai do të zëvendësohet nga Sami Khedira.

Douglas Costa filloi në sulm me Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, por Juan Cuadrado mund të luajë në finale, duke e lënë CR7 si qendërsulmues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu