Sancho thyen rregullat e koronavirusit te festimi i golit, ja çka pritet të ndodhë me të

0
Gjigandi

Jandon Sancho ka rrezikuar vazhdimin e Bundesligës, pas përqafimit që u bëri bashkëlojtarvë të tij në fitoren e Borussia Dortmundit ndaj Wolfsburgut të shtunën.

Anësori anglez bëri një asistim te goli i shënuar nga Achraf Hakimi në minuan e 65-të, derisa kishte shkuar të përqafonte marokenin dhe Erling Haalandin.

Ai përfaqim është kundër protokollit të caktuar nga liga gjermane, pasi lojtarëve u ndalohet të përqafohen mes tyre, në mënyrë që të mos përhapet pandemia botërore.

Lojtarët po ashtu janë të detyruar që të bartin maska në momentin që qëndrojnë në bankën rezervë dhe u ndalohet të përshëndeten me duar pas takimit.

Sancho pritet që të marr një ndëshkim të lehtë për atë veprim në ndeshjen ndaj Wolfsburgut, në mënyrë që mos të bëjë të njëjtat veprime në ndeshjen ardhshme ndaj Bayern Munichut.

RonaTyra

20-vjeçari aktualisht ka regjistruar 16 asistime deri më tani në këtë edicion, derisa vetëm Thomas Muller ka një më shumë se ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu