Samsung punon në monitorët 44 dhe 49 inç

[ad_1]

Kompania Samsung po punon në dy monitorë të mëdhenj, të cilët do të arrijnë me raporte të pazakonshme me faqet. Të dy modelet do të kenë lakim 1800R, ndërsa këtu është edhe monitori i tretë i kompanisë jugkoreane, i cili është më pak interesant.

Modeli i parë ka ekran 49 inç, rezolucion 3840 x 1080 piksel dhe praktikisht krijon dy ekrane 27 inç 1080p. Samsung këtë e quan Double Full HD (DFHD). Monitori do të ketë raport të pazakontë të faqeve prej 32:9, të cilin Samsung e quan “Grand Circle”.

Monitori do të përdorë panel VA, do të ketë lakim 1800R dhe dizajn pa kornizë rreth ekranit nga tri anë. Këtu është kontrasti statik prej 5000:1, freskimi prej 144Hz me opsionin për AMD FreeSync dhe NVIDIA G-sync. Paneli do të nisë të prodhohet rreth shtatorit.

Monitori i dytë është 44 inç, me dy ekrane 24.7 inç dhe rezolucion prej 3840 x 1200 piksel. Ekrani ka panel AV, kontrast 5000:1 dhe freskim 144Hz. Monitori do të ofrojë raportin e faqeve prej 29:9, do të ketë lakesë 1800R dhe dizajn pa kornizë rreth ekranit nga tri anë. Versionet ekzistuese për freskim prej 60Hz dhe 144Hz do të gjenden në prodhim prej muajit shtator.

Samsung ka edhe monitorin më pak interesant prej 40 inç, me panel VA dhe rezolucion 1920 x 1080p. Edhe ky model ofron lakesën 1800R, ndërsa kontrasti është 3000:1. Në prodhim do të dalë nga gushti i këtij viti.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

[ad_1] Në internet ka mjaft gjëra irituese dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *