Sampaoli: Me duhet të ndërpres karrierën me Sevillën

0
17

Trajneri Jorge Sampaoli do të largohet nga skuadra e mirënjohur spanjolle, Sevilla, pasi do të marrë drejtimin e kombëtares së Argjentinës. “Gjithmonë e kam pasur ëndërr të drejtoj Argjentinën dhe tani që më është dhënë mundësia, nuk mund ta hedh poshtë. Fatkeqësisht më duhet të ndërpres karrierën me Sevillën, ku e nisa shumë mirë.

Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të zgjidhen problemet e fundit mes Federatës Argjentinase të Futbollit dhe drejtuesve të Sevillës, sigurisht pas ndeshjes me Osasunën”, ka thënë Sampaoli. Sevilla mban vendin e katërt me 69 pikë pas 37 jave në Kampionatin e Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here