Sampaoli dëshpëron Barcelonën

Nuk ka më asnjë dyshim, Jorge Sampaoli do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit, pasi do të marrë drejtimin e Argjentinës.

Është vetë trajneri i andaluzianëve që konfirmon atë që mediat e kanë zbuluar prej kohësh.

Sampaoli u emërua në krye te Sevillas qershorin e kaluar dhe tani që skuadra e tij e ka siguruar vendin e katërt, nuk e ka problem ta pranojë divorcin.

Ai shihet si pasardhës edhe i Luis Enriques, por dëshiron vetëwm stolin e Argjentinës.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr të drejtoj Argjentinën dhe tani që më është dhënë mundësia, nuk mund ta hedh poshtë. Fatkeqësisht më duhet të ndërpres karrierën me Sevilla, ku e nisa shumë mirë. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të zgjidhen problemet e fundit mes Federatës së Argjentinës të Futbollit dhe drejtuesve të Sevillas, sigurisht pas ndeshjes me Osasunën”, tha ai.

Sampaoli këmbëngul se nuk do ta kishte braktisur Sevillan për një klub tjetër, sado i rëndësishëm të jetë, por oferta e bërë nga vendlindja e tij është një ëndërr e shndërruar në realitet.

“Nuk do të shkoja kurrsesi te një skuadër tjetër, por kur bëhet fjalë për kombëtaren kthehet në cështje dashurie për vendin tim. Më ka pëlqyer projekti i Sevillas dhe do të kisha dashur të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm, por e përsëris kësaj oferte nuk mund t’i thosha jo”, shtoi Sampaoli.

Kontrolloni gjithashtu

Owen: Ronaldo duhet të falënderojë Manchester United-in

Cristiano Ronaldo është bërë një lojtar “perfekt” te Real Madrid, por Michael Owen thotë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *