Sallate e freskët me kos, kastravec dhe karota

28


Nga: ZONJA KATERINA
400 gr kos
1 kastravec
6 korrota
1 ls kaperi
½ tufë nenexhik
1 lgj uthull
2 lgj majonezë
2 lgj vaj ulliri
Kripe, piper i zi

Vendosim në blender nenexhikun me vajin e ullirit, uthullën dhe majonezën dhe realizojmë një salcë kremoze. Vendosim karrotat të ziejnë aldente dhe më pas bashkojmë karrotat me kastravecin, kosin, kaperin dhe në fund salcën e përgatitur. E përziejmë mirë dhe të mbuluar me celefon e vendosim në frigorifer para se ta servirim që të qëndrojë e freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

You might also like
Comments