Salianji: Që të bashkohemi duhet të heqim “vijat e kuqe”

0
Salianji: Që të bashkohemi duhet të heqim “vijat e kuqe”
Gjigandi

Deputeti i PD, Ervin Salianji foli se çfarë po ndodh në PD pas dorëheqjes së Bashës, dhe thirrjet për negociata.

Salianji tha se si fillim palët duhet të ulen për të gjetur  pikat që i bashkon, pa vendosur vija të kuqe.

Sipas tij palët duhet të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe përçarja me njëri-tjetrin.

“Ka pas propozime për mënyrën e negocimit, ka patur dhe zëra që kanë kërkuar që mos ketë negociata për shkak të ndarjes së thellë, pastaj është arritur në një dakordësi. Pikët që ndajnë dy palët në PD janë të ditura në publik. Kur shkohet drejt një negociate shkohet në rezolutë pa vendosur vija të kuqe. Ka një dakordësi edhe nga ana e foltores, që të ketë të njëjtin qëndrim. Duhet të ndalohet gjuha përçarëse dhe duhet të gjenden mënyrat për të diskutuar se si mund të bëhet bashkimi.

Ne ulemi me njëri-tjetrin. Konflikti u përçua në bazë. Ne ulemi se jemi në një sallë në parlament, kemi dalë nga votat e PD komunikojmë me njëri-tjetrin, duhet të ketë një rrugë një procesi negocimi të autorizuar, për këtë arsye ne nuk duhet të vendosim paraprakisht se cilat janë ato që na ndajnë. Ne mes njërit-tjetrit të ulemi pastaj të shikojmë se cilat janë zgjidhjet. Si mund të realizohet bashkimi kur nuk ulen disa njerëz që të kemi disa konkulizone”,

RonaTyra

tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu