Sali Berisha: Nuk bëhet fjalë që të bojkotojmë zgjedhjet presidenciale, do jemi në parlament

0
Sali Berisha: Nuk bëhet fjalë që të bojkotojmë zgjedhjet presidenciale, do jemi në parlament
Gjigandi

Ish-kryeminsitri Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me bashkimin në PD, për të cilin ai tha se mendimet e deputetëve kanë qenë nga më të ndryshmet. Ai u shpreh se ka patur edhe mendime që të fillohet nga zero por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Berisha deklaroi gjithashtu se zgjedhjet presidenciale nuk do të bojkotohen nga opozita por ideja e paraqitjes së një kandidati i duket racionale pasi nuk i kanë votat e duhura për ta zgjedhur,

“Si do të realizohet bashkimi i PD?

Procesi i zgjedhjeve në PD, është pesë mujor, ndoshta më i gjati. Mendimet kanë qenë të ndryshme dhe të pamundura për tu rakorduar. Ka patur mendime të fillohet nga zero, Nuk ka njeri kurrë tagrin që të marrë një vendim të tillë. Merr fund kjo periudhë në PD kur me urdhër nga lart mund të vendosen praktika të tilla. Për çdo anëtar të saj që mendon apo ka prova se në këtë seksion nuk është zbatuar statute, është ODITI që shkon dhe e verifikon dhe vendos përsëritjen. Ky është rregulli, nga ana tjetër e them dhe do ta them se deputetët i përkasin shumicës e nuk janë përfaqësues të pakicës.Çdo depute është i lirë të paraqesë më fakte se ku janë shkelur pikat e statutit në proces. Nuk ka një, pati një çarje PD që e ka mbyllur baza dhe so e mbyllë dhe qendra.

Së pari në deklaratën e Ramës, mjek jam me një pasion të veçantë, përveç kardiologjisë disiplina e dytë që dua është psikiatria. Unë kam mirëkuptim për shqetësimin madhor që ka Rama, le të lexojë vetë më mirë e të gjejë rrugë. Beteja është e pandalshme. Nuk i kam kërkuar bashkëpunim. E shkuara është e shkuar, po flas për sot.

RonaTyra

Pse sugjeroni bojkotin në zgjedhjet presidenciale?

Nuk bëhet fjalë që të bojkotojmë, do jemi në parlament, ka idera që u shprehën se mund të paraqesim një kandidat, nuk më duket racionale për faktin se kur nuk ke votat nuk e di se çfarë figure bën.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu