Salcë kosi me kungull dhe karrota

5


NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 kunguj
3 karrota
300 gr salcë kosi/ kos
3 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, koper
Perbërësit
Fillimisht lajmë perimet dhe i grijmë në rende veç e veç.

Në tigan vendosim 1 lugë vaj ulliri Olitalia dhe kaurdisim karrotat për 5-7 minuta duke i vendosur herë pas here kapakun me qëllim që avujt të ndihmojnë në zbutjen e tyre. Largojmë karrotat dhe i vendosim në një pjatë që të ftohen.

Po kështu veprojmë edhe me kungujt, i vendosim për t’i kaurdisur në tigan. Pasi të jenë zbutur aldente i lemë dhe kungujt të ftohen.

Ndërkohë shtypim hudhrat dhe i vendosim në tasin ku kemi salcën e kosit duke shtuar dhe pak kripë.

Bashkojmë kungullin me karrotat pasi të jenë ftohur në një tas. Më pas shtojmë salcën e kosit dhe i trazojmë gradualisht ngadalë. E vendosim më pas në pjatën që do ta servirim duke e spërkatur me vaj ulliri të freskët Olitalia dhe me koper dhe e shërbejmë si sallatë ose si garniturë.

(da.xha/balkanWeb)

You might also like
Comments