Salah shkëlqen në fitoren e Liverpoolit kundër Brightonit

0
Gjigandi

Mohamed Salah ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Liverpoolit 3:1 kundër Brightonit të mërkurën, me kampionin e ri të Premierligës që po shkon drejt thyerjes së rekordit për më së shumti pikë të mbledhura brenda një sezoni në ligë.

Salah me dy gola dhe Jordan Henderson me një i ndihmuan kampionit të porsashpallur të Premierligës t’i fitojë me lehtësi edhe tri pikë të tjerë në Amex Stadium.

Liverpooli tani grumbullon 92 pikë dhe është tetë pikë larg rekordit për më së shumti pikë brenda një sezoni në Premierligë, skuadra e Jurgen Klopp i ka edhe katër lojë, apo 12 pikë në dispozicion, për ta arritur këtë rekord.

Brighton, ndërkohë, pas kësaj humbje ngel në pozitën e 15-të me 36 pikë, vetëm nëntë pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu