“Saga” e korrierve të gjykatës për të gjetur adresat: Pyesim lokalet dhe banorët e zonës

0
3
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka 16 ftues, siç quhet ndryshe korrieri i gjykatës, që duhet të shpërndajnë çdo ditë mesatarisht 30 thirrje për paraqitje në proceset gjyqësore.

Kamera e Top Story ndoqi njërin prej tyre për të parë, se sa e vështirë është të gjesh një adresë që ka një thirrje për në gjyq.

“Ja ta zëmë kam këtë gjyqin që thotë adresa “Tre vëllezërit Kondi”, Thotë vetëm rrugën, as numër, banesë dhe asngjë tjetër, por edhe sikur të ketë numra është e pamundur ta gjesh pasi banesat nuk kanë numra. Pyesim në lokale dyqane, që dikush që mund ta njohi të mund ti afrohemi sa më shumë adrsës së personit, me këtë shënim i bie të shtyhet, nëse nuk e gjen dot do të shtyhet” u shpreh Eduart Sefgjini, Ftues Gjykata Tiranes.

Të gjendur në këtë hall, ftuesit përpiqen të gjejnë ata që janë më me siklet, siç janë ata nga përmbarimi.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu