Sabri Fejzullahu publikon baladën e re “Mos u dorëzo”

0
Gjigandi

Edhe një projekt i ri muzikor është publikuar nga legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

“Mos u dorëzo” mban titullin kënga e re, e cila siç shihet është realizuar në kuadër të xhirimeve të fundvitit.

Për tekstin është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin Ardian Kastrati.

Projekti tashmë është i publikuar në platformën digjitale, YouTube, ku besohet se do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e tij të shumtë.

RonaTyra

Kjo këngë pason pas versionit të ri të hitit “Pranvera në Prishtinë”, të cilin e ka sjell të përpunuar pas shumë vitesh.

Pavarësisht moshës, Sabriu vazhdon karrierën e tij duke publikuar projekte të reja dhe njëherësh nuk mungon edhe në koncerte të ndryshme muzikore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu