Ryshfet nga bizneset që shkelin masat anti-COVID, SPAK godet 14 zyrtarë të Shëndetësisë

0
Gjigandi

Nje numer prej 14 zyrtarësh të sektorit të shëndetësisë po hetohen nga SPAK pasi akuzohetn për korrupsion.

Sipas burimeve mësohet se 9 prej tyre është dhënë masa arrest shtëpie, 2 të tjerë arrest me burg dhe 3 persona po hetohen të lirë.

Të njëjtat burime shtojnë se zyrtarët janë 5 nga inpektoriati shëndetësor dhe të tjerët punonin në sektorin e kujdësit shëndetësor në Tiranë.

Ata kryenin kontrolle në subjekte tregtare në tirane dhe ndonëse konstatonin shkelje, i mbulonin ato kundrejt rryshfetit.

RonaTyra

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e shërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Emrat e zyrtarëve të Shëndetësisë dhe masat paraprake të sigurisë:

“Arrest me burg”: Niko Nika, Hazis Lura.

“Arrest në shtëpi”: Eda Myftari, Ihsan Hasani, Franc Daija, Ilir Hoxha, Ornela Balla, Johana Sinani, Arjan Gjoka, Evald Bejaj.

“Pezullim të ushtrimit të detyrës”: Luiza Metani (Goduni), Diana Hysi, Marinela Sulmina (Hysi).

Ata akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publik” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu