Rusia shfaq në paradë armë të reja dhe të provuara në betejë (video)

0
Gjigandi

 

Rusia tha sot se celebrimet e Ditës së Fitores për 75-vjetorin e mundjes së Gjermanisë Naziste ishin një shfaqje e aftësive ushtarake si në tokën e Sheshit të Kuq ashtu dhe në qiejt sipër Moskës.

Eventi madhështor i përvitshëm u krye mëngjesin e sotëm para veteranëve të luftës, përfaqësuesve të huajt dhe zyrtarëve të lartë rusë.
Kremlini tha se trupa ushtarake nga India, Kina, Serbia, Mongolia dhe disa kombeve ish-Sovietike morën pjesë në marshimin e Sheshit të Kuq.
Rreth 14,000 ushtarë nga të gjithë sektorët ishin përgatitur për paradën, disa prej të cilëve ishin veshur simbolikisht me uniformat e Luftës së Dytë Botërore.
Në paradë kishte tanket e epokës T-34, më të famshmit e ushtrisë sovjetike.
Një nga mjetet e reja ishte blindi flakë-lëshues Tosochka – një variant më i fuqishëm i pararendësit TOS-1.
Përveç retrospektivës u shfaqën dhe mjetet më moderne si tanku T-90, i vlerësuar si më i forti në botë, dhe tanket T-14 Armata, me top 30 mm, katër raketa, granata-lëshues dhe mitraloz.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu