Rusi: Nis votimi në referendumin për ndryshime kushtetuese

0
Gjigandi

Rusët kanë nisur të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese, që mund t’i zgjasin presidentit rus, Vladimir Putin udhëheqësinë edhe për 12 vjet tjera.

Qendrat e votimit janë hapur më 25 qershor, në 14 rajonet administrative të rajonit të largët lindor, kanë thënë zyrtarë të komisionit zgjedhor, trasmeton agjencia e lajmeve TASS.
Kjo është dita e parë e votimit shtatëditor për këto ndryshime.
Hapja e kutive të votimit për një javë synon të ndihmojë në shmangien e turmave më 1 korrik, kur është caktuar data për votim kombëtar, teksa edhe territori rus vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.
Ky votim ka ngritur shqetësime në mesin e zyrtarëve shëndetësorë, pasi numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë, rreth 7,000 brenda një dite.
Ky votim është shtyrë për shkak të pandemisë më 1 korrik nga 22 prilli, sa ishte planifikuar paraprakisht.
Votimi i parakohshëm është lejuar nga 10 qershori për personat që nuk kanë qasje në qendrat e votimit.
Putin ka propozuar ndryshimet kushtetuese më herët gjatë këtij viti dhe ka insistuar në mbajtjen e referendumit, pavarësisht se një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.
Ndryshimi final i këtyre ndryshimeve do të mundësohet nëse më shumë se gjysma e votuesve mbështesin propozimet.
Nëse miratohen, Putin, ish-zyrtari i KGB-së, 67-vjeçar, mund të garojë edhe për dy mandate tjera si president, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.
Putin ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër nga viti 2000.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu