Rudina – Dilan Reka sjell kengen e re “Ca i bone vetes”! (11 qershor 2018)

6



www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një artist i ri mjaft premtues, me pasion shumë të madh muzikën dhe duket se nuk do të heqë dorë prej saj.
Këtë demonstron here pas here përmes projekteve të reja. Dhe “Ca i bone vetes” është kënga e tij më e ri, tekstin e së cilës Dilan Reka tregon se e ka shkruar vetë.
Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi kjo këngë është verore dhe flet për ndarjen e dy të rinjve.
“Kjo këngë është komerciale dhe është pëlqyer shumë, ka muzikë verore. Ndryshe nga herë të tjera, tekstin e kësaj kënge e kam shkruajtur vetë. “Ca i bone vetes” flet për ndarjen mes dy të rinjve, në këtë rast vajza lë djalin dhe shumë më vonë kupton vlerat e tij dhe pendohet. Në këtë rast vajza mërzitet për djalin”, tha Reka.

You might also like
Comments