Rudina/ “Ca i bone vetes”, Dilan Reka ndryshe ne klipin e ri (11.06.2018)

10



Ai është një artist i ri mjaft premtues, me pasion shumë të madh muzikën nga e cila duket se nuk do të heqë dorë kurrë.

Këtë demonstron herë pas here përmes projekteve të reja. Dhe “Ca i bone vetes” është kënga e tij më e ri, tekstin e së cilës Dilan Reka tregon se e ka shkruar vetë.

Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi se kjo këngë është verore dhe flet për ndarjen e dy të rinjve.“Kjo këngë është komerciale dhe është pëlqyer shumë, ka muzikë verore. Ndryshe nga herë të tjera, tekstin e kësaj kënge e kam shkruajtur vetë. “Ca i bone vetes” flet për ndarjen e dy të rinjve, në këtë rast vajza lë djalin dhe shumë më vonë kupton vlerat e tij dhe pendohet. Në këtë rast vajza mërzitet për djalin”, tha Reka.

You might also like
Comments