Rritja e naftës kthen edhe protestat, lajmërohet dalje në shesh të martën në 17:00

0
Rritja e naftës kthen edhe protestat, lajmërohet dalje në shesh të martën në 17:00
Gjigandi

Duket se do të kthehen sërish protestat e pak ditëve më parë lidhur me rritjen e naftës dhe çmimeve të shportës.

Ka qenë avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ai që ka postuar në Facebook një njoftim për protestë ditën e martë në orën 17:00.

Ai shkruan se u duk qartë se makineritë e baltës flasin vetëm kur qytetarët zbresin në shesh dhe se çmimi naftës u rrit vetëm kur nuk kishte protestë.

Ja çfarë shkruan Lapaj:

SËRISH NË SHESH! TË MËRKURËN ORA 17.00 NË SHESH

RonaTyra

Besoj u duk qartë se makineritë e baltës flasin vetëm kur qytetarët zbresin në shesh. Shumë nga ata që pretendonin se u qe hequr e drejta e protestës nuk u ndien për 6 ditë.heshtën. Aty ishte sheshi. Çmimi karburanteve vijoji rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu